Ishte viti 2002 kur Arbana Osmani u shfaq për herë të parë në ekran dhe që prej asaj kohe, ajo ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme. Arbana vlerësohet si një ndër moderatoret më të mira shqiptare. E ka nisur së pari me radion, për të ngjitur më pas hapat drejt televizionit.
Ka moderuar emisione të ndryshme në Top Channel, duke nisur nga Top Select, Top Fest, Supermodel of the ëorld, Big Brother, E diell, Në 1 javë si dhe “Dua të të bëj të lumtur.” Aktualisht moderaon reality show-n Big Brother VIP.
Përveç talentit të saj, Arbana është pëlqyer gjithmonë për thjeshtësinë që e karakterizon. Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një foto e Arbana Osmanit kur mbante flokët e shkurtra. Moderatorja konfirmon dhe njëherë se nuk ka bërë ndërhyrje në fytyrë.