Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, është duke vuajtur pasojat e karantinës së dytë që po kalon Franca. Bukuroshja ka menduar të ndezë pak rrjetin, falë fotos së fundit që ka postuar në “Instagram”.
“Izoluar në shtëpi”, shkruan ajo frengjisht krahas fotos, ku ajo shfaqet në pishinën që çifti ka në shtëpi. Wanda duket në një formë të shkëlqyer dhe sigurisht që postimi ka marrë shumë pëlqime.
Ndërkohë Nara, e cila është edhe agjentja e sulmuesit të PSG-së, nuk ngurron të postojë foto apo video gjatë stërvitjes së saj. Modelja kujdeset shumë për trupin dhe rezultatet janë mëse të dukshme. /abcnews.al
View this post on Instagram
Le da hasta abajo al ritmo del bajo , Lo que hablen de ella le importa un carajo ? ?