FOTO/ Plotë me sirianë, furgoni shkatërron makinat brenda lagjes duke i ikur policisë

schedule12:03 - 21 Qershor, 2021

schedule 12:03 - 21 Qershor, 2021

Një sërë makinash janë aksidentuar në rrugën e Elbasanit brenda një blloku banimi. Në tentativë për t’íu fshehur policisë që po e ndiqte, një furgon i cili sapo kishte lënë 20 sirianë tek Thesari, ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete private të banorëve që kishin parkuar aty.


Në momentin që ka parë që rruga ka qenë e bllokuar në dalje, shoferi ka braktisur automjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.


Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë policia, pasi banorët shprehin shqetësimin për zvarritjen e procedurave nga ana e policisë për kompensimin e dëmeve që kanë pësuar automjetet nga përplasjet në seri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!