Aq spektakolare ishte festa e ditëlindjes së Leonardo DiCaprios saqë mund të ishte ngatërruar me një set filmi. Aktori me famë botërore ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij të 48-të në stilin e vërtetë, i rrethuar nga disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë së filmit në Beverly Hills të premten.
DiCaprio-s iu bashkua Tobey Maguire, Bradley Cooper, Kate Hudson, Adrien Brody, Casey Affleck, Rami Malek, Ashton Kutcher, Mick Jagger, Jamie Foxx dhe LeBron James. Megjithatë, për habinë e shumëkujt, mungonte ylli i pasarelave, Gigi Hadid, me të cilën thuhet se aktori ka nisur një lidhje.
Ata janë parë në disa ngjarje së bashku kohët e fundit dhe siç raportohet nga Page Six, ata po i marrin gjërat ngadalë. Gjithashtu aty për të festuar ditëlindjen e madhe ishin prindërit e DiCaprios, George DiCaprio dhe Irmelin Indenbirken, të cilët ishin të martuar nga viti 1964 deri në 1975.
Leo i dha fund lidhjes së tij me të dashurën e tij afatgjatë Camila Marrone në gusht. Kjo ndodhi pak pasi ajo mbushi 25 vjeç, gjë që shkaktoi batuta në rrjetet sociale lidhur me “rregullin” e famshëm që ndiqte aktori për të mos dalë me vajza mbi këtë moshë. Megjithatë, Gigi, 27 vjeç, e ka thyer këtë rregull.
/abcnews.al