FOTO/ Pluhur dhe rrënoja, çfarë ka mbetur nga Teatri Kombëtar

schedule15:41 - 17 Maj, 2020

schedule 15:41 - 17 Maj, 2020

Ka përfunduar tashmë prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa territori ku ngrihej ai tashmë është kthyer e gjitha në gërmadhë.

Pluhuri ka pushtuar të gjithë zonën përreth edhe pse gjatë gjithë procesit të shembjes është hedhur ujë.

Prishja ka përfunduar gjithashtu edhe tek Teatri Eksperimental, ndërsa pluhuri dhe rrëmuja ka pushtuar edhe rrugën në krah, pedonalen.

Nga fotot duket se ka një numër më të vogël protestuesish, ndërsa numri i policëve mbetet i lartë.

Prishja e Teatrit Kombetar filloi rreth orës 05:00 të mëngjesit duke u shoqëruar me përplasje të forta mes qytetarëve dhe policisë.

Gjatë përplasjeve u shënuan raste të paprecedenta dhune nga ana e policisë ndaj qytetarëve dhe gazetarëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!