FOTO/ Për cilën veshje është penduar Kate Middleton

schedule16:57 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 16:57 - 13 Dhjetor, 2021

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka bërë disa paraqitje të paharrueshme dhe elegante. Kjo ka treguar se ajo është padyshim një nga anëtarët të veshura më mirë të çdo familjeje mbretërore. Megjithatë, ka një paraqitje për të cilën ajo vetë është penduar.

Në vitin 2019, Kate Middleton, Princi William dhe dy fëmijët e tyre, George dhe Charlotte, u shfaqën në kishë për shërbimin e Krishtlindjes. Dukesha veshi një pallto gri nga stilistja Catherine Walker dhe e kombinoi me një kapele jeshile dhe pallton jeshile të vajzës së saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Duchess (@katetheduchess__)

Kate foli me 19-vjeçaren Rachel Anvil dhe siç shpjegoi nëna e saj, ajo ishte e shqetësuar për zgjedhjen e saj stilistike: “Kate po fliste me vajzën për veshjet dhe i tha se ishte shumë nxehtë. Ndërkohë që unë isha duke folur me Charlotte për kukullat dhe vajza ime po fliste për modën me Kate. Nuk ishte false, ishte një bisedë e sinqertë. Ajo zgjati një minutë, por ajo i kushtoi vëmendje vajzës sime, ishte si të flisja me një shoqe.” Ata janë krejtësisht të ndryshëm nga publiku”, tha Anvili.

Këtë vit, Mbretëresha do të mbajë festën e saj të zakonshme të Krishtlindjeve familjare në Sandringham dhe mund të dalë në publik për herë të parë që nga fillimi i vjeshtës.  Megjithatë, duket se pandemia Covid nuk do ta detyrojë mbretëreshën 95-vjeçare të anulojë bashkimin e saj të zakonshëm familjar për të dytin vit radhazi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!