Një 35 vjeçar ka humbur jetën duke kositur bar. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Teqe” Peqin dhe viktima është Ilir Sharka . Ai ka qenë duke punuar me një korrëse bari që punon me tension elektrik, tek kopshti i një personi tjetër.
Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko- ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. /abcnews.al