Aktorja seksi, Olta Gixhari është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Ndonëse ka pak kohë që është bërë nënë për herë të parë, ajo nuk e ka zbuluar ende portretin e babait të djalit të saj.
Së fundmi, edhe Olta u bë pjesë e sfidës “Show me a photo of”, ku ndjekësit përfituan nga rasti t’i kërkonin asaj foto me partnerin ‘misterioz’.
Kërkesat ishin të shumta dhe vendosi të ndante një foto për herë të parë me partnerin e saj, me të cilin bashkëjeton prej vitesh.
Gjatë kësaj sfide, Olta, përveç portretit, gjithashtu zbuloi suprizën më të bukur që i ka bërë partneri, një fluturim ‘skydiving’. l.k/abcnews.al