Moderatorja sportive Vilma Masha u bë nënë për herë të parë në dhjetor të vitit 2019. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin e veçantë Sea.
Gjatë kësaj periudhe, Vilma ka treguar momentet më të ëmbla me vajzën, por pa zbuluar portretin e saj.
Megjithatë së fundmi në një intervistë për revistën ‘Star’, Masha ka prezantuar të gjithë audiencën me vogëlushen e saj.
Vilma ka treguar gjerësisht se si e ka përjetuar mëmësinë dhe ka rrëfyer gjithë lumturinë që i ka sjellë vajza në jetë.
“Sea është lumturia ime më e madhe, është drita që më ka ndriçuar shpirtin. Tani nuk ka më unë, por Sea, çdo gjë që ne bëjmë, mendojmë për të në radhë të parë; që nga vendimet më të rëndësishme për mirërritjen e saj e deri te shëtitjet që janë të pakonceptueshme pa Sean. Prioriteti ynë është Sea”, është shprehur Masha. l.k/abcnews.al