FOTO/ Paraja të ndryshon totalisht, si dukej Georgina para se të njihej me Ronaldon

schedule09:49 - 7 Nëntor, 2022

schedule 09:49 - 7 Nëntor, 2022

Georgina Rodriguez ka patur një jetë totalisht ndryshe para se të njihej me Cristiano Ronaldo.

Ajo dikur ka punuar si një shitëse në një butik dhe si një kamariere më herët. Por tashmë ajo ndodhet në krah të Cristiano Ronaldos dhe jeta e saj ka ndryshuar që nga themelet. Georgina Rodriguez sot cilësohet si një nga femrat më të suksesshme dhe më të bukura, por së fundmi janë zbuluar disa foto se si dukej ajo para se të njihej me lojtarin portugez.

Trupi i saj ka qenë shumë i thjeshtë, aspak tërheqës, jo e kuruar apo me detaje në fytyrë,  me pak fjalë një femër modeste dhe tepër e thjeshtë.

Sot, ajo është një personazh tepër i njohur, jo vetëm për faktin se është partnerja e Cristiano Ronaldos, por edhe sepse format e saj kanë ndryshuar në mënyrë drastike duke u bërë shumë joshëse, dhe detajet në fytyrën e saj janë ndryshe. Përveç aparencës, tashmë ajo është duke bërë para edhe vet, jo vetëm prej faktit se partneri i saj portugez është një nga sportistët më të pasur në botë. Ajo ka nxjerrë edhe një dokumentar të sajin në Netflix ku ka folur për jetën e saj, dhe sigurisht fitimet do të kenë qenë të lartë.

Komentet nuk janë kursyer nga fansat në rrjetet sociale, ku disa prej tyre kanë qenë thumbuese.

“Tani është ajo që blen te Guçi, dhe jo ajo që shet”, shkruante njëri. Një person tjetër shprehej: “Hirushja e jetës reale”./ h.ll/abcnews.al