FOTO/Pak muaj pasi u bë nënë, Aurela Hoxha ekspozon linjat “e nxehta” e veshur me bikini

schedule16:05 - 15 Gusht, 2021

schedule 16:05 - 15 Gusht, 2021

Modelja dhe blogerja e njohur, Aurela Hoxha u bë nënë për herë të pare, para disa muajsh. Ajo, fillimisht e mbajti lajmin e fshehtë, por që e konfirmoi kur media të ndryshme kishin filluar të shkruanin.

Gjatë kësaj kohe, Aurela ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar vazhdimisht foto të ndryshme. Mirëpo, ato ç’ka kanë tërhequr më shumë vëmendje janë linjat seksi të bukuroshes, e cila ndonëse është bërë nënë ka një fizik të përsosur.

Së fundmi, Aurela është shfaqur shumë provokuese me një palë bikini ngjyrë vjollcë, ku padyshim nuk kishin si të mungonin komentet e shumta në Instagram.

Kujtojmë se Aurela prej kohësh jeton me partnerin në Spanjë. Pas një krize që patën duke i çuar drejt një ndarje të shkurtër, e kanë gjetur përsëri gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!