WhatsApp ka filluar shërbimin e tij të pagesave digjitale në Brazil pasi aplikacioni i mesazheve përfiton nga popullariteti i tij në tregjet në zhvillim. Masa vjen pasi kompania mëmë Facebook po ecën përpara me planet për të sjellë më shumë tregti elektronike në platformat e saj.
WhatsApp Pay lejon përdoruesit të dërgojnë para tek njëri-tjetri falas ose të bëjnë blerje nga bizneset e vogla. Në janar, kryeshefi ekzekutiv Mark Zuckerberg përshkroi planet për të ofruar shërbimin në Indi, Indonezi dhe Meksikë.
Në blogun e tij, WhatsApp theksoi se zhvillimi ishte pjesë e një strategjie më të gjerë të pagesave dixhitale në të gjitha platformat e Facebook.


