Moderatorja shumë e dashur për publikun, Orinda Huta u bë nënë për herë të parë në muajin korrik. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Atara. Që nga ai moment, Orinda nuk nguron të publikojë foto të ndryshme të së bijës, duke iu përkushtuar maksimalisht.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme, moderatorja ka vendosur të largohet për herë të parë nga Atara, edhe pse mendjen e ka pasur gjatë gjithë kohës te ajo.
Orinda ka zgjedhur të takohet pikërisht me miken e saj, Xhemi Shehun, duke treguar se ajo ka qenë edhe personi i fundit që ka darkuar para se të lindte e bija.
“Our nite out.. e fundit qe takova para se te linde Atara dhe e para qe po kaloj stresin qe e kam lene per here te pare ne shtepi ?.. ❤ Xhemi Shehu”, ka shkruar Orinda./abcnews.al
View this post on Instagram