Një lidhje e re po përflitet në showbiz-in shqiptar. Bëhet fjalë për moderatoren Kiara Tito dhe këngëtarin Young Zerka.
Dyshja janë të ftuar në puntatën e rradhës në “Shiko kush luan”, ku do të jenë “date-i” i njëri-tjetrit. Sipas “Panorama Plus”, burime pranë dyshes kanë deklaruar se për këtë arsye Luana i ka ftuar të dy në emision, për të pasur ekskluzivitetin e lidhjes së tyre.
Nuk dihet sa të vërteta janë këto fjalë, por ende pritet për një konfirmim nga ana e Kiarës dhe Zerkës.
Kujtojmë që moderatorja më herët është përfolur për një lidhje me këngëtarin Butrint Imeri, por që përfundoi me ndarje. l.k/abcnews.al