Ndonëse fizikisht e ka të ndaluar, ish-kryeministri Sali Berisha ka “kapërcyer” oqeanin në mënyrë virtuale një natë më parë teksa zhvilloi takimin e radhës së “Foltores” në Fier.
Ai ka ndarë një foto në rrjetet sociale, të dërguar nga një mbështetës i tij që jeton në SHBA i cili po ndjek takimin e tij nga Manhatan në Nju Jork.
“Ne Manhatan, Nju Jork duke ndjekur Foltoren e Fierit! Sb”, shkruan Berisha krahas fotos.
Berisha u shpreh dje nga Fieri se forumet e PD-së do të mblidhen dhe Kuvendi i Partisë do të vendosë se çdo të bëhet me fatin e kryetarit.
Por sot Lulzim Basha e ka përsëritur vendimin e shprehur edhe më herët që PD nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar për të shqyrtuar vendime të qeverisë amerikane. m.v/abcnews.al

