Të gjithë ata që mund të shpenzojnë shumë para, që të mbrojnë vetën dhe të kenë nivel të lartë luksi dhe rehati atëherë, duhet porosisin këtë Rolls-Royce Phantom të blinduar.
Kjo makinë është për 105 centimetra më e gjatë se modeli që ka dalë nga prodhimi i zakonshëm.
Platforma e zgjatur, ka bërë që edhe dyert të jenë më të mëdha, ndërsa kulmi është shumë i ngritur dhe ofron më shumë hapësirë, teksa është vënë edhe një xham i blinduar që ofron pamje panoramike.
Në këtë veturë, blindimi ka arritur nivelin e nëntë, që nënkupton se mund t’i përballojë të shtënat nga shumica e armëve, si dhe eksplozivet e lehta.
Klientët e interesuar për Rolls-Royce Phantom të blinduar, duhet të sigurojnë së paku tre milion euro, që është çmimi fillestar, derisa duhet të presin deri në gjashtë muaj derisa të jetë gati.