Ky është 70 vjeçari Maliq Marku që vrau me armë zjarri mesditën e së enjtes në Kamzë 55 vjeçarin Shefqet Hasa dhe plagosi Besim Keçën. Autori u arrestua në banesën e tij dhe iu sekuestrua arma e krimit. Autori dhe viktima jetonin në të njëjtën lagje dhe konflikti mes tyre është bërë një kanal.
Gazetari Ervin Leka raportoi se autori kishte 7 ditë që ishte kthyer nga Anglia dhe kishte dashur që kanalizimet e ujërave të zeza në banesën e tij t’i kalonte në një kanal që ishte hapur nga banorët. Por është kundërshtuar nga Shefqet Hasa si edhe banorë të tjerë, bashkë me të plagosurin Besim Keça.
Ujësjellësi ka bërë piketimin ndërsa 2 fqinjët, para se të ndodhte ngjarja i kanë thënë që nuk do ta lidhte pasi nuk kishte paguar më herët para. Në gjaknxehtësi e sipër autori ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar.
Ndërkohë Maliq Marku ka kontaktuar me ujesjejlles kanalizimet e Kamzes të cilët kanë ardhur dhe kanë bërë piketimet pikërisht në kanalin që ishte hapur nga banorët privatisht./abcnews.al