FOTO/ Një person i shkrumbuar brenda, zbulohet kush është pronari i makinës

schedule01:19 - 5 Shkurt, 2022

schedule 01:19 - 5 Shkurt, 2022

 

Është zbuluara identiteti i pronararit të “pasatit” që u shkrumbua pak para mesnatës në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Burime për ABC bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Armando Micin, nga Elbasani.

Ai është një tregtar makinash, 32-vjeç.
Raportohet se familjarët janë munduar të kontaktojnë me 32-vjeçarin por nuk kanë mundur ta gjejnë deri më tani.

Nuk dihet ende nëse viktima brenda makinës është 32-vjeçari apo bëhet fjalë për ndonjë person tjetër.

 

Identifikimi i viktimës do të jetë tejet i vështirë për shkak se trupi është shkrumbuar totalisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!