Edhe në protestën e ditës së sotme të thirrur nga opozita e bashkuar, nuk munguan pankartat, të cilat mbaheshin në duar nga qytetarët në shesh.
Nuk mund të mungonte një pankartë që përfshinte “Big Brotheri-n, pasi siç dihet banori Luiz Ejlli është personazhi i momentit dhe e ka dëshmuar hapur që është një demokrat.
Pankarta e cila mbahej nga disa të rinj demokratë ishte “Burg Brother VIP”, ndërsa nuk mungonin pankartat e tjera, “Shqipërisë i dalim zot”, “Votës i dalim zot” apo edhe “Çfarë të bën FBI-ja nuk ta bën as perëndia”.
Interesante dhe prekëse ishte një pankartë që mbahej në duar nga një gjysh, i cili kërkonte ndihmë për nipin e tij që ishte i shtuar në pediatri.r.t/abcnews.al