FOTO/ Nëna e tyre feston ditëlindjen, Mozzik dhe Getinjo e urojnë me fjalët më të ëmbla

schedule15:22 - 8 Shtator, 2022

schedule 15:22 - 8 Shtator, 2022

Mozzik dhe Getinjo kanë një arsye për të festuar sot. Nëna e dy reperëve të famshëm feston ditëlindjen. Ata kanë zgjedhur ta urojnë publikisht të shtrenjtën e tyre duke publikuar fotografi me të. Krahas fotografisë që ka ndarë, Mozzik ka shkruar: “Urime datëlindja, mbretëresha jonë nënë”.

Ndërsa Getinjo shprehet: “Urime ditëlindja nënë”, shoqëruar me një emoji zemër. Kujtojmë që vëllezërit e famshëm kanë treguar shpeshherë raportin e ngushtë që kanë me prindërit e tyre. Pak ditë më parë, Getinjo ndau një fotografi me familjen krahas së cilës shkroi:

“Sa i përket muzikës, e ndjekim trendin botëror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i përket jetës private dhe sjelljes me njerëzit e kemi ndjek gjithmonë fjalën e babës dhe nanës. Faleminderit Babë dhe Nanë që na keni këshilluar dhe na keni mësuar gjithmonë se çka është respekti dhe çka është dashnia!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!