FOTO/ Nën hetim edhe trafikantët shqiptarë, vritet prokurori në Ekuador, “porosia” mund të ketë ardhur nga burgu

schedule10:40 - 21 Shtator, 2022

schedule 10:40 - 21 Shtator, 2022

Një prokuror që hetoi krimet e trafikut të kokainës dhe grupet kriminale u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil.

Edgar Escobar u qëllua të hënën në mëngjes nga persona të armatosur jashtë ndërtesës ku ai punonte në qytetin port. Vrasja vjen në një kohë kur Ekuadori po rimëkëmbet nga një rritje e dhunës në lidhje me trafikun e drogës, në të cilën bandat rivale kanë mbjellë terror në Guayaquil dhe sistemin e tij të burgjeve.

Ekuadori shtrihet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.

Zyra e prokurorit publik tha se dy të dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni policor në një kodër në qytet, qendra tregtare e vendit.

“Në aksionin policor është sekuestruar një motoçikletë dhe arma e përdorur për të qëlluar viktimën”, kanë thënë nga prokuroria publike.

Hetuesit nuk përjashtojnë që urdhri i krimit të ketë ardhur nga burgu i Guayaquil.

Zyrtari po hetonte rastet e trafikut të drogës, shpërthimin vdekjeprurës në Cristo del Consuelo, masakrat në burgun Litoral dhe vrasjen e një inxhinieri 32-vjeçar në sektorin El Buijo, në Samborondón, të gjitha gjatë muajit të kaluar.

Edgar Escobar, prokuror i njësisë së personave dhe garancive në Guayaquil u qëllua për vdekje ditën e hënë. Prokurori Escobar, përgjatë këtij viti kishte ngritur akuza ndaj disa anëtarëve të një rrjeti të mirorganizuar kriminal që siguronte dërgesat e karteleve të kokainës, ndërsa po përpilonte aktet hetimore, duke përbërë një kërcënim serioz për trafikantët.

Mes të hetuarve të Escobar, kanë qenë edhe shqiptarët, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për ngarkes me tonelata kokainë që përfundojnë në portin e Durrësit dhe në Europë. Madje shqiptarët kanë filluar të fitojnë aq shumë terren në Guayaquil, saqë kanë filluar eliminimet e tyre fizike për shkak të kontrollit të tregut të kokainës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!