Diva e muzikës, Rihanna ka dal për herë të parë publikisht pasi lindi djalin. Ajo ka shkuar një darkë në Santa Monica të Los Anglesit dhe nuk i “ka shpëtuar” paparacëve.
E veshur me një fustan elegant të zi prej kadifeje, 34-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ajo kishte vendosur edhe një gjerdan të trashë me diamantë dhe një palë vathë me gurë, të cilët shkëlqenin. Rihanna dukej në super formë pak muaj pasi u bë nënë për të parën herë.
Kujtojmë që këngëtarja dhe partneri i saj ASAP Rocky u bën prindër në muajin maj, por ende nuk e kanë zbuluar asnjë foto të bebushit./abcnews.al