Rihanna ka bërë daljen e parë publike që prej lindjes së djalit në maj. Këngëtarja mori pjesë në festivalin muzikor Wireless për të mbështetur të dashurin e saj, ASAP Rocky. Duke i qëndruar besnike stilit të saj, ajo shihej e veshur krejt në të zeza.
Rihanna ende nuk ka treguar për publikun se çfarë emri ka zgjedhur për vogëlushin. Ajo dhe reperi kanë zbuluar emrin vetëm për të afërmit e tyre, tha një burim. Kujtojmë që Rihanna ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë shtatzënisë.
Pak para se të vinte në jetë djali i saj, u përfol se këngëtarja i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin për shkak të tradhtisë. Por ata hodhën poshtë këto spekulime pasi u panë krah njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë.
/abcnews.al