FOTO/ Në këtë foto fshihet një mashtrim i madh

schedule15:50 - 16 Qershor, 2020

schedule 15:50 - 16 Qershor, 2020

Shtrimi i tapeteve në rrugë dhe kalimi mbi to i makinave dhe kamionëve për ditë të tëra është një sjellje normale në Manisa të Turqisë, e cila njihet për numrin e madh të prodhuesve të këtij produkti.

Tapetet prodhohen dhe shtrohen në rrugë duke u lënë aty në mënyrë që të kalojnë makinat dhe kamionët me qëllimin për t’u dukur si të vjetër në mënyrë që më pas të shiten në tregun amerikan dhe evropian si tapete antike, raporton abcnews.al.

Ato lihen aty për dy javë duke u kthyer para dhe mbrapa dhe pasi duken si antike, merren kontrollohen dhe më pas lahen për t’u bërë gati për treg.

Bëhet fjalë për një biznes miliona euro, i cili është duke u zhvilluar nga muaji në muaj.

Ka prej tyre që e cilësojnë këtë praktikë si një mashtrim për shkak se tapetet që shiten si antike nuk janë të tillë, megjithatë prodhuesit janë duke iu gëzuar fitimeve të mëdha për ta lënë moralin për një herë tjetër. /abcnews.al