Reperi i njohur, Stresi ka qenë në qendër të mediave ditët e fundit, pasi ishte një ndër personat kryesorë gjatë protestave të bëra për Klodian Rasha, i riu që u vra nga efektivi i policisë më datën 8 dhjetor.
Ndonëse, ai deklaroi se ka hequr dorë nga protestat, pasi një deklaratë të bërë së fundmi, reperi vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia.
LEXO EDHE: Lë protestën, Stresi nga arratia: Kauza ime kaq ishte, ka ikur koha e luftërave
Pak orë më parë, përmes një postimi të bërë nga miku i reperit, Fabio Dushku tregon se ai ka udhëtuar drejt Koresë së Veriut.
“Direkt nga Koreja e Veriut“, shkruan Fabio krah fotos të Stresit ku shihet se po komunikon me atë në kamer.
Nuk dihet nëse kjo është një shaka apo ngelet për t’u parë se ku realisht reperi ndodhet. l.k/abcnews.al