Moment ndryshimi për Gonzalo Higuain në Inter Miami.
Sulmuesi ka vendosur të ndryshojë numrin që do të mbajë në shpinë në ndeshje. Pipita do të lërë mënjanë “9” që e ka karakterizuar prej shumë sezonesh dhe do t’i lërë vendin “10”, shkruan AS.
Që nga ardhja e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sulmuesi argjentinas mbante numrin “vrasës” që e karakterizonte gjithmonë.
Gjatë vitit 2021, Higuaín luajti 30 ndeshje me Inter Miami, duke shënuar 12 gola. /abcnews.al/