FOTO/ Ndodh fenomeni i rrallë i baticës në Venecia

schedule15:04 - 2 Gusht, 2023

schedule 15:04 - 2 Gusht, 2023

Fenomeni i njohur i baticës ka ndodhur djem të martën, në mbrëmje në Venecia, pak pas orës 23:00 me orën lokale. Niveli i ujit arriti në një metër dhe si pasojë vetëm një pjesë e sheshit të Shën Markos u përmbyt.

Digat e lëvizshme të sistemit Mose nuk u aktivizuan sepse është vendosur që ato të përdoren vetëm kur niveli i ujit kalon një metër e njëzet centimetra.

Megjithatë, shumë turistë përfituan nga fenomeni i rrallë për të bërë video dhe për të bërë “selfie” me celularët e tyre. Kjo është hera e tretë që qendra e Venecias përmbytet në 150 vitet e fundit.

Bazilika e Shën Markut, e cila mbrohet nga një sërë panelesh xhami, nuk ka pësuar fare dëmtime./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!