FOTO/ Mozzik dhe Loredana kalojnë Bajramin bashkë, çfarë i nxori “zbuluar”

schedule09:57 - 25 Maj, 2020

schedule 09:57 - 25 Maj, 2020

Mozzik kishte disa muaj pa takuar vajzën e tij Hanën, dhe gjatë javës që shkoi ai udhëtoi drejt shtetit zviceran.

Ndërsa reperi ka ndarë disa fotografi me të bijën për të uruar festën e Bajramit. Pak më vonë edhe Loredana po ashtu publikoi disa postime nga i njëjti ambient.

Duket se dyshja për hir të vajzës kanë vendosur që ta kalojnë këtë ditë së bashku.

Mozzik dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, ndërsa për shkak të vajzës ata vijojnë të ruajnë raportet.

/abcnews.al