Prej disa javësh është përfolur se Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë ribashkuar. Ndonëse zërat qarkullonin prej kohësh, dyshimet u shtuan pasi dyshja u panë mjaft të afërt në eventin që organizoi stilisti Valdrin Sahiti në Kosovë, me shumë të ftuar VIP.
Për më tepër, Semi Jaupaj, mikesha e Borës, shkoi në emisionin e aktorit të humorit, detaj që shtoi më shumë dyshimet që ata janë ribashkuar. Mirëpo, disa fotografi të dyshes së famshme që qarkulluan dje në rrjet i vunë vulën këtyre thashethemeve.
Donaldi dhe Bora u kapën mat në Genova të Italisë, ku shiheshin duke bërë pazar. Pas publikimit të këtyre fotove, ka qenë vetë moderatorja që ka publikuar një imazh nga Italia.Ky veprim i moderatores është parë si një konfirmim i ribashkimit.
/abcnews.al