Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, është kthyer në Shqipëri, pas disa kohe qendrim në shtetin turk.
Ajo ka nisur punën për projektin e ri, duke filluar me xhirimet e videoklipit.
Këngëtarja ka ndarë disa foto në Instagram, ku shfaqet me stilin e ri të flokëve, ku vëmendjen më të madhe e kanë marrë balluket. Njëherësh, ajo shfaqet edhe tepër joshëse në bikini të zeza, derisa linjat trupore i ka perfekte.
https://www.instagram.com/p/CEWnpPxFKnZ/
Theksojmë që bukuroshja këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Stresi dhe projekti i tyre pritet të lançohet së shpejti. Ka qenë Stresi që e ka zbuluar këtë surprizë disa ditë më parë në një intervistë për “Edicionin Veror” në Abc News.
LEXO EDHE: “Babi im e ka grabitur mamin”, Stresi zbulon për herë të parë surprizën dedikuar prindërve
“Më kanë ngelur edhe disa këngë të tjera për ta finalizuar albumin. Besoj se në shtator do të jetë gati. Kënga e radhës pas Finemit, është me Morena Tarakun. Është një këngë që realisht nuk e di se çfarë do të ndodhë me atë. Nuk kemi filluar akoma me xhirimet, pasi Morena ndodhet në Stamboll. Vjen javën tjetër dhe nisim direkt me xhirimet”,u shpreh Stresi./abcnews.al

