Distancimi social nga koronvairusi vijon të jetë prezent në të gjithë botën. Specialistët në të gjithë vendet e botës bëjnë me dije se ky distancim do të vijojë ende, të paktën deri sa të ketë një zgjidhje që do t’i japë fund pandemisë.
Mediat në ndryshme në botë kanë publikuar disa nga momentet më prekëse të takimit të familjarëve që për një kohë të gjatë kanë qëndruar larg njërei tjetrit.
Brazili është një ndër vendet që ditët e fundit është kthyer në një vatër të fuqishme të përhapjes së koronavirusit. Përmes disa fotove të publikuara në mediat e huaja shikohet momenti kur familjarët përdorin veshje të veçanta për të përqafuar të afërmit. /abcnews.al