FOTO/”Moj Donika”, Elvana Gjata surprizon të ëmën për ditëlindje

schedule20:37 - 10 Qershor, 2021

schedule 20:37 - 10 Qershor, 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo rrallëherë ndan detaje me fansat, por ditën e sotme ka bërë përjashtim.

Elvana ka uruar të ëmën me rastin e ditëlindjes, madje e ka surprizuar duke i dhuruar një buqetë shumë të madhe dhe të bukur me lule. Nuk kishte se si këtë surprizë mos ta publikonte në rrjetet sociale.

“Moj Donika, moj drita ime! Gëzuar ditëlindje e shtrenjta ime <3”, ka shkruar Gjata krahas fotos në Instastory.

Kujtojmë që mesnatën e sotme, Elvana ka paralajmëruar këngën e saj më të re me titull “Loti” dhe fansat mezi po e presin./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)