Këto pamje janë shkëputur brenda Klinikës Infektive në Prishtinë. Fotot janë publikuar nga një qytetar, ndërsa stafi mjekësor shfaqen të lodhur nga orët e gjata në punë.
“Këto fotot më poshtë nuk janë nga Italia e muajit Mars, këto janë bërë këtë javë në Klinikën Infektive në QKUK. Janë bërë nga një i afërm i imi që punon aty dhe dëshiron të mbetet anonim. Këto foto tregojnë tmerrin që mjekët tanë kalojnë çdo ditë, 12 orë në ditë. Të ndjersitur e të rraskapitur, ata nuk ndalen”, shkruan qytetari, Ermal Meta.
Situata në spitalin e Prishtinë është rënduar, ndërsa numri i pacientëve të shtruar ka ardhur duke u rritur javët e fundit.