Miss Intercontinental Serbia i ka surprizuar të gjithë me gjestin e fundit në Sharm el-Sheikh. Valentina Petrovic së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën shfaqen në një fotografi së bashku, duke bërë shqiponjën dy-krenare.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta në një faqe serbe në Instagram, e cila e ka quajtur provokim këtë veprim nga ana konkurentja përfaqësuese e shtetit të tyre.
Kujtojmë se këtë veprim në 2019 e bëri edhe Miss Serbia, ku mediat vendase e konsideruan si skandal./abcnews.al