Shumë mesazhe kundër racizmit janë thënë nga futbollistë në çdo cep të botës, të cilët nuk mund të rrinin pa reaguar pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis, Amerikë. Vdekja e afro-amerikanit ka shkaktuar trazira të shumta dhe ka krijuar protesta masive.
Edhe në futboll, ka pasur shumë mesazhe, nga Bundesliga e deri te skuadrat e tjera, në seancat stërvitore apo në ndeshjet miqësore. Festat e futbollistëve të ulur në gjunjë, si dhe fanella me mbishkrime, kanë qenë disa nga protestat e zhvilluara në luftën kundër racizmit.
Festë i ulur në gjunjë në shenjë proteste, ka bërë dhe sulmuesi i Kukësi, Godberg Cooper. Sulmuesi i verilindorëve shënoi golin e parë kundër Apolonisë dhe festa e tij, ishte me të vërtetë fantastike!/abcnews.al