FOTO/ Mes luleve dhe dhuratave, brenda ditëlindjes super luksoze së Adelina Tahirit

schedule19:26 - 4 Prill, 2021

schedule 19:26 - 4 Prill, 2021

Sot është një ditë e veçantë për Adelina Tahirin. Në 29-vjetorin e saj të lindjes, këngëtarja është surprizuar në një mënyrë të veçantë nga partneri i saj, Serjoza Markov. Ajo ka publikuar në rrjete sociale pamje nga shtëpia e saj e mbushur me tollumbace.

Në këtë ditë speciale, Adelina është surprizuar me buqeta me lule dhe dhurata luksoze, mes së cilash dhe një orë Rolex. “Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqet me bashkëshortin.

Kujtojmë që Adelina dhe partneri i saj avokat, janë tashmë prindër të një djali me emrin Jon. Përsa i përket muzikës, Adelina është distancuar prej kohësh dhe nuk dihet nëse do ketë një rikthim së shpejti. /abcnews.al