FOTO/ Me sy të nxirë, Gent Hazizi shfaqet për herë të parë pas sherrit me Ledio Lakon

schedule10:05 - 30 Prill, 2020

schedule 10:05 - 30 Prill, 2020

Aktori Gent Hazizi është shfaqur për herë të parë në publik pas sherrit që ndodhi mes tij dhe Ledio Lakos, ngjarje kjo e publikuar fillimisht në media dhe e konfirmuar nga policia përmes një njoftimi për shtyp.

Në një video-live në Instagram, me mikun e tij, Florian Binaj, Hazizi është shfaqur duke biseduar plot humor, por ajo që ka rënë në sy është syri i tij i nxirë.

Siç shihet edhe në foto, Hazizi ka shenja nga dhuna e para tre ditëve, që mesa duket paska qenë goxha i fortë.

Aktorët janë rrahur tek ish-Ekspozita, ndërkohë që sipas njoftimit zyrtar, Ledio ka qenë ai që i ka qëlluar Hazizin me dorezë metalike.

Vetë Lako u shpreh se janë kapur vetëm me shpulla, kurse Genti tha se ishte faji i Ledios, që ai ishte larguar nga programi i humorit “Portokalli”, ndaj dhe u zunë.