FOTO/ Me plagë plumbi të gangrenizuar, del fotoja e Eduart Lamajt në spital

schedule17:04 - 23 Qershor, 2020

schedule 17:04 - 23 Qershor, 2020

Eduart Lamaj nga fshati Sanxhak i Kurbinit akuzohet si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në fundin e muajit maj në Laç.

Eduart Lamaj është i njohur edhe me emrin Leandro Simoni.

LEXO edhe: Me dy emra dhe i kërkuar ne Greqi, të fshehtat e Eduart Lamajt që kreu vrasjen e dyfishtë në Laç

I riu nga Laçi është në kërkim edhe nga policia greke, si anëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës.

Abcnews.al ka siguruar foton e Lamajt ndërsa ka qenë në spital, në oksigjen, nën kujdesin e mjekëve të cilët u arrestuan ditën e sotme për moskallëzim krimi.

LEXO edhe: Pamjet e atentatit në Laç, si u ekzekutuan Bujar Lika e Paulin Gjergji: Lamaj tërhiqet zvarrë

Prej 20 ditësh, i riu nga Laçi strehohej në banesën e motrës së tij në kryeqytet dhe u arrestua në momentin që po mjekonte plagën që kishte marrë në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në atentatin ndaj dy biznesmenëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!