Foto me personin A, Meta “flet” me heshtje

schedule14:30 - 10 Shkurt, 2023

schedule 14:30 - 10 Shkurt, 2023

Ilir Meta nuk komentoi në daljen e tij publike ditën e sotme, foton e publikuar një ditë më parë me ish agjencentin e shërbimit sekret Agron Nezën, i identifikuar si personi A në dosjen McGonigal.

Edhe pse nga zyra e shtypit u njoftua për një konferencë për mediat, kreu I Partisë së Lirë, nuk u la vend pyetjeve, ndërsa lexoi vetëm deklaratën e përgatitur për protestën e nesërme, ku bëri thirrje me teza të tjera për të marrë pjesë në protestë

“Populli i Shqipërisë jam i bindur se e ka marrë vendimin.Ai s’mund të lejojë kurrë që Edi Rama të vazhdojë të trajtojë zyrën e kryeministrit si një çerdhe mafioze ku ndahen paratë dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve.

Populli s’mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të përdoret për korrupsion politik dhe financiar pa fre, në vend që duhet t’i jepte zgjidhje shqiptarëve për të luftuar varfërinë dhe papunësinë. Populli s’mund të lejojë kurrë që zyra e kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë nga atdheu i tyre. ” u shpreh Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!