Xhemi Shehu është një nga moderatoret me linjat më perfekte të ekranit. Ndonëse vitet kanë kaluar, ajo mbetet po njësoj në formë.
Duket se këtë të mërkurë, Xhemi është bërë nostalgjike dhe është kthyer pas në kohë.
Ajo ka postuar në Instastory një foto të 20 viteve më parë, ku shfaqet me flokë të zeza, e veshur me të bardha dhe si gjithmonë shumë tërheqëse.
“Koha kur bënim foto dhe lumturoheshim”, ka shkruar Xhemi përmbi foto./abcnews.al