FOTO/ Me birrë në dorë dhe fanellën e Anglisë, Duka dhe Boris Johnson bëjnë “xing” në “Wembley”

schedule22:17 - 7 Korrik, 2021

schedule 22:17 - 7 Korrik, 2021

Në “Wembley” po luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit. Anglia po sfidon Danimarkën në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.

Në stadium është edhe presidenti i Federatës sonë të Futbollit, Armand Duka, i cili është ndeshur me një personazh shumë të njohur në politikë: kryeministrin britanik Boris Johnson.

 

Duka nuk mund ta linte të kalonte mundësia për të bërë një foto me Johnson, i cili ka veshur fanellën e Anglisë dhe mban një birrë në dorë për të shoqëruar ndeshjen. Tipik anglez! /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!