FOTO/ “Mbreti i Romës” mbërrin në Tiranë, pamjet e para

schedule15:28 - 25 Maj, 2022

schedule 15:28 - 25 Maj, 2022

Ashtu siç kishte premtuar kapiteni legjendar i ekipit të Romës, ose siç njihet ndryshe si “Mbreti i Romës” për gjithçka çfarë i dha këtij ekipi dhe besnikërinë që tregoi, Francesco Totti ka mbërritur në Tiranë.

Legjenda e Italisë ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar mesditën e sotme pak orë para finales së madhe ndaj Feyenoord që do të luhet në “Air Albania”.

Totti gjithashtu është një nga të ftuarit special të UEFA-s që janë 1070 gjithsej dhe do të konsumojë po ashtu edhe një darkë me ushqime tradicionale shqiptare./abcnews.al