FOTO/ Mbi 15 plumba të shkrepur, kush është ekonomisti që u vra në Kurbin

schedule10:21 - 10 Shkurt, 2024

schedule 10:21 - 10 Shkurt, 2024

KURBIN- Personi në foto, është viktima Selman Mihana, 70-vjeçari që ishte me profesion ekonomist pranë firmës së inerteve.

Ai ishte në zyrën që ndodhet pranë oborrit të firmës së inerteve bashkë me pronarin Ardian Gjeloshi. Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ku janë shkrehur mbi 15 plumba.

Si pasojë Selma Mihana gjeti vdekjen ndërsa u plagos pronari 52 vjeçar Ardian Gjeloshi.

AbcNews mëson se Ardian Gjeloshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë dy plumba, një plagë në ije pranë legenit dhe një plagë në bërrylin e majte./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!