Ministrja belge e Shëndetësisë, Maggie De Block, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me maskën që mbante në seancën plenare.
Nga fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale shikohet se si ministrja në maskë ka stampuar fytyrën e saj dhe shkruante se të hyrat e kësaj maske do t’i jap për bamirësi.
Ndërkohë mbajtja e maskave në Belgjikë është bërë e detyrueshme në ambjentet e mbyllura, përfshirë marketet, kinematë dhe muzetë.
Ndërkohë një ditë më parë në Belgjikë, që nga marsi nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi. /abcnews.al