Çifti i shumë komentuar, Tuna dhe Patrisi janë ribashkuar dhe kjo gjë tashmë është zyrtare. Ata kanë shkuar me pushime bashkë me dy fëmijët e tyre dhe janë kapur mat nga paparacët.
Faqja “Vipat e Bllokut” ka publikuar një foto ku Tuna dhe Patrisi shihen përkrah njëri-tjetrit.
Çifti shfaqen duke shëtitur karrocat e djemve, teksa bisedojnë bashkë. Mesa duket ata i kanë dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe janë pajtuar, pasi së fundmi Tuna ka filluar edhe të ndjekë në Instagramin e djemve Patrisin.
Ditën e djeshme, Zeni kishte 2-mujorin e lindjes dhe këngëtarja ishte kujdesur në maksimum t’i përgatiste një festë të bukur./abcnews.al