FOTO/ Marina Vjollca i uroi ditëlindjen së motrës, zbulon pak nga fëmijëria e saj

schedule07:23 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 07:23 - 6 Dhjetor, 2021

Marina Vjollca është një prej personazheve më të pëlqyer të showbizzit shqiptar.Moderatorja tërheq gjithmonë me ëmbëlsinë e saj dhe paraqitjen fizike. Së fundmi, ajo ka ndarë një foto të rrallë nga fëmijëria për të uruar motrën e saj, Lira.

Marina shihet teksa ka pozuar krah së motrës kur ka qenë e vogël ndërsa ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Lali ime.”Kujtojmë që moderatorja nuk u shkëput për asnjë moment nga ekrani edhe pse ishte në pritje të ëmbël.

Një javë më parë, ajo dhe Getoari mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Marget erdhi në jetë në Spitalin Amerikan.

/abcnews.al