TIRANË- ABC News siguron foto nga makina në flakë e gjetur mbrëmjen e së shtunës në Bërzhitë. Automjeti tip, Nissan, që u gjet I braktisur në flakë në Bërzhitë, dyshohet t’i përkasë autorëve që qëlluan më armë zjarri ndaj Zamir Kalemit në zonën e Selitës.
Burime për ABC News, thanë se targat e automjetit rezultojnë të vjedhura në Tiranë prej vitit 2018, ndërsa në të nuk janë gjetur gjurmë, për shkak se zjarri ka shkatërruar çdo provë të mundshme.
35-vjeçari Zamir Kalemi i shpëtoi mbrëmjen e së shtunës atentatit me armë zjarri në drejtim në tij. Si pasojë e të shtënave i riu mori plagë në këmbë. Ngjarja ndodhi në zonën e Selitës, ndërsa policia tha se në vendin e ngjarjes u gjetën 13 gëzhoja automatiku.
Arma e zjarrit u gjet brenda makinës së djegur në Bërzhitë.