Jeta private e saj ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe së fundmi Madonna është kapur mat me një 25-vjeçar.
Ahlamalik William me profesion balerin është i dashuri i ri i Madonnës. Së fundmi çifti u fotografuan bashkë të përqafuar.
61-vjeçarja dhe 25-vjeçari po qëndronin në një ballkon hoteli në Miami.
Ahlamalik ka shëtitur botën me Madonnën dhe ka udhëtuar nëpër Evropë, Amerikë dhe Azinë Lindore duke performuar në koncertet e saj.
25-vjeçari filloi të punonte me Madonnën në vitin 2015./abcnews.al