Disa pamje janë bërë virale ku shihet një civil që drejtohej nga ushtarët izraelitë për të inspektuar një shkollë në qytetin e Gazës.
Pamjet e rrjetit mediatik Al Jazeera, të marra nga një dron i rrëzuar izraelit, kapën atë që dukej se ishin ushtarë izraelitë duke përdorur një palestinez të ndaluar si mburojë njerëzore për të inspektuar një shkollë të braktisur në lagjen Shujaiya. Pamjet datojnë në dhjetor 2023.
Në lidhje me pamjet e publikuara, nuk ka asnjë reagim nga Izraeli.
Rreth 34,600 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës që përkon me datën 7 tetor. Po ashtu 77,800 të tjerë janë plagosur.