Moderatorja e njohur, Luana Vjollca ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku po shijon pushimet bashkë me partnerin e saj, Krenar Çoçajn. Ajo ka postuar foto e video të shumta nga atje, por të gjithë u bënë kurioz për dhuratën që mori për Shën Valentin.
Mbrëmjen e djeshme moderatorja ka treguar në Instastory se Krenari i ka dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq.
Luana postoi edhe një foto nga darka romantike ku shfaqej e veshur shumë seksi me pantallona të kuqe latex dhe bluze të zezë me dekolte të hapur./abcnews.al